Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Alavana” për goditjen e veprimtarisë kriminale të fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në këtë operacion është arrestuar  drejtuesi i grupit kriminal, person me rrezikshmëri shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia njofton se në pranga ka rënë Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 01.09.2020, ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. L.   

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, në banesën e shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Comments are closed.