Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media ka paralajmëruar se po vjen një krizë e madhe energjitike.

Ai është shprehur se kjo krizë është tejet shqetësuese dhe se ka nisur në Kinë dhe në Britani e BE dhe ka prekur tregjet botërore.

“Kriza e jashtëzakonshme energjitike një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare, një tjetër sfidë e rëndë që nuk e kemi zgjedhur vetë.

Kjo është kriza energjitike e jashtëzakonshme që sapo ka dhënë shqetësimit duke nisur Kina, Britania e BE.

Kriza e energjetikës sapo ka nisur të japë shenjat e saj në tregjet botërore. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë, jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit po afron bashkë me dimrin dhe rritjen e natyrshme të nevojës për ngrohje.

Kjo krizë e re na vendos përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e pandemia. Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si dhe tregu i fortë i çmimit të naftës, paralajmërojnë një dimër të vështirë, që bota ka përpara.

Bota po përballet me çmime marramendëse. Çmimi i gazit është rritur me rreth 250%, ndërsa i gazit me 80%.

Comments are closed.