
Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë kërkuar në një takim me komandantin e KFOR-it Franco Federici, ku kanë kërkuar që trupat e KFOR -it të mbeten neutrale dhe të veprojnë për ruajtjen e paqes në veri të vendit.
Në një deklaratë të paraqitur për media thuhet se “nevojitet një prani e shtuar e KFOR -it për të ruajtur paqen dhe parandaluar incidentet “.
“Edhe një herë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve. Komandanti i KFOR -it tha se KFOR -i nuk do të ndërhyjë në çështjet politike ose nuk do të heqë me forcë pengesat në rrugë”, thuhet në një deklaratë nga kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
“KFOR-i po e monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në deklaratë.