Taulant Gjikaj (Manaj, Beqiraj) është 31-vjeçari i cili u ekzekutua me kallashnikov në mes të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve, viktima lëvizte në qytet me armë zjarri në brez dhe është një person me të shkuar kriminale.

Ai është ekzekutuar gjatë ditës së sotme rreth orës 14:20, teksa po ecte në trotuar në Vlorë. Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës, ku 8 të rinj me armë janë përplasur dhe kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit duke mbetur të plagosur 3 persona.

Mësohet gjithashtu se ai është djali i një ish-polici në qytetin e Vlorës.

Policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit. Mediat raportuan se në pranga ka rënë Andi Jonuzi, i cili u kap në rrugën që të çonte drejt pyllit të Sodës.

Comments are closed.