
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi ku një automjet ka përplasur një vajzë të mitur. Sipas njoftimit të policisë, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë pas aksidentit. Drejtuesi i mjetit me iniciale E. Sh. është shoqëruar për në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit