Në kuadër të operacionit policor të koduar “Likojani”  në pranga kanë rënë çifti i bashkëshortëve, shtetasi L. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe  Sh. F., 31 vjeçe

Uniformat blu bëjnë me dije se Policia e Sarandës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arritur të sekuestrojnë 35.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Gjithashtu gjatë kontrollit  u sekuestrua dhe një armë zjarri automatic dhe një sasi municioni luftarak.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.

Ndërkohë, materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Comments are closed.