
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, ku mësohet se një drejtues automjeti ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një dyqan lulesh, “Aulona Flowers”.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, pasi shoferi i mjetit dhe pasagjeri janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke braktisur mjetin mes dyqanit të luleve.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit dhe detajeve të tjera.