Të jesh vajzë/femër në vendin tonë nuk e di nëse mund të quhet bekim apo mallkim.
Ndër vite figura e femrës shqiptare është denigruar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme! Pse figura e femrës është gjithmonë e nënvlerësuar në këtë shoqërinë tonë të ndritur? A sjemi ne femrat që e bejmë këtë shoqëri dhe jemi kontribueset më të mëdhaja në vazhdimisinë e jetës?!

Pse femra duhet të jetojë e shtypur dhe të ketë frikë ta jetojë jetën e lirë dhe si do ta donte ajo?!

Pse ende vazhdon ky mentalitet i mykur duke sabotuar zhvillimin e një shoqërie që thellë brenda saj e do ndryshimin por e kaluara ka pllakosur fuqishëm mbi të?!

NDRYSHIMI FILLON NGA VET NE, nga shoqëia jonë!  Putheni të renë e lërini njerëzit, lërini vajzat të jetojnë në liri të plot dhe bëjini ato të ndjehen të barabarta ne shoqëri e kudo tjetër! Jepini vajzave meritën që i takon sepse ato vlejnë, ne vlejmë!

Une jam vajze dhe e ngre zerin sepse e kam nje te tille; E dua vendin tim por jo njerezit qe e bejne ate!

Te jesh vajzë ketu ku jetojme do të thotë të jesh e shtypur dhe e shenjestruar nga shoqëria jone maskiliste.
Nuk jam aspak paragjykuese, madje jam pa komplekse fare, pa filtra dhe shumë mendje hapur. Thjesht dua të sjell si shembull ose paralelizem se pse vajzat që vishen e mbahen paragjykohen me shumë se sa dikush tjeter qe mund te jete e mbuluar ne tatuazhe ose e pine cigaren etje etje?!!!

Sqarim; kam shoqeri pafund qe kane tatuazhe dhe pine cigare nuk eshte fare ceshtje paragjykimi, thjesht mu desh te bej nje paralelizem per te gjithe ato qe gjykojne nje femer vetem sepse ka respekt per veten e te tjeret qe ka perreth!
Sepse te kujdesesh per veten e te dukesh mire eshte edukate dhe respekt per veten!

Gjykoni për aftësitë dhe jo për pamjen sepse aftësit janë të fituara, pamja është e dhuruar.

Jetojeni jetën si t’ju vij, ajo vjen vec një herë e nuk zgjat shumë!

Mos paragjykoni se jetoni më gjatë! ☺️

KREUZA TRIMI

Comments are closed.