
Një 19-vjeçar në gjende depresive është vetëplagosur në Kavajë, ndërsa më pas ka dhënë kallzim të rremë në Polici duke thënë se e kanë dhunuar.
“Më datë 25.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Deklarimit të rremë”, në ngarkim të shtetasit Y. J., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, ky shtetas ka deklaruar fillimisht se është goditur nga persona të paidentifikuar, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në gjendje depresive, është vetëplagosur dhe pas ndihmës mjekësore të marrë doli nga spitali, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.