Gruaja që shihni në VIDEO është Violeta Gurraj, 47-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në fshatin Bajzë në Malësi të Madhe. Viktima u konstatua me shenja dhune në trup dhe fyt të prerë.Djali i saj prej tre ditësh kërkonte të komunikonte me të ëmën, por ajo nuk ia kishte hapur telefonin, çka ka bërë që ai të bënte denoncim në polici mbrëmjen e së dielës (7 shkurt). Sot autoritetet mbërritën në shtëpinë e saj dhe e thyen derën me forcë, ku brenda gjetën të ndjerën të mbuluar në gjak. Fqinjët thanë për mediat se 47-vjeçarja prej kohësh vuante nga depresioni. Ajo ishte në konflikt me familjaret e ish-bashkëshortit të saj, i cili mësohet se i është vrarë para 10 vitesh në qendër të fshatit Bajzë. Më herët 47-vjeçarja është shoqëruar dy herë në polici për konflikte me fqinjët, madje ka qenë e dënuar me 5 muaj burg për “dhunë në familje” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”.

Comments are closed.