
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ramazan Bogdani”, pranë ish-stacionit të trenit në Tiranë. Një 87-vjeçar është gjendur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu, çifte brenda në banesë.
“Më datë 28.09.2021, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu çifte, shtetasi M. G, 87 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.