një tjetër tërmet i fortë është regjistruar  në greqi, me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter, rreth orës 22:46 me epiqendër në ishullin Lesbos.

Lëkundja e parë u regjistrua  në orën 07:15 të mëngjesit të dites se djeshme sipas Institutit Gjeodinamik me magnitudë 5 të shkallës rihter, që u pasua nga disa të tjerë.

Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në jugperëndim të Mitilinit, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra. Ky ishull ka qenë epiqendër e disa tërmeteve  gjate dites se djeshme.

Fatmirësisht pa dëme në njerëz deri tani.

Comments are closed.