Sapo hyra në shkollë, na u tha të mbanim distancë mes stafit. Sidoqoftë, kam dyshime të forta nëse distancimi do të funksionojë.

Mësova se 2 metra kanë të njëjtën gjatësi me një zebër, që e kam parë në një udhëtim në Longleat. Duke parë përreth, një “zebër” nuk dukej asgjëkundi dhe as një metër apo simbol ndarës për ta bërë më të qartë distancimin.

Ekziston një mungesë e dukshme e maskave në fytyrë. Shoh studentët përreth. Ka një mungesë të distancimit shoqëror.

Dëgjoj një prind, i veshur me maskë, të pyesë një mësues për rregullat dhe jam e frikësuar nga përgjigja:

“Unë dyshoj nëse nxënësit do t’i veshin ato nesër dhe ata që i veshin ndoshta do të ndjehen pak budallenj.”

Deri më tani, nuk kam parë një student të lajë duart me dezinfektantët që kemi vendosur në shkolla.

Këtë javë, nisa për në shkollë edhe fëmijët e mi.

Aty, situata është disi më ndryshe. Djali im vrapoi për t’u futur brenda, por dikush e ndaloi:

“Përdor dezinfektuesin, të lutem.”

Kur mbërrij në shtëpi, një nga grupet e prindërve në WhatsApp ka pothuajse 100 mesazhe në të, dhe të gjithë dëshirojnë të dinë dëshpërimisht se si ka kaluar dita e parë. Shumica e prindërve pyesin se çfarë hëngrën fëmijët e tyre në shkollë.

Ditët në vazhdim, duket sikur nxënësit kanë harruar për pandeminë. Disa prej tyre, kanë lënë edhe maskat.

Të gjitha shkollat po ecin mbi një litar të hollë për t’i mbajtur fëmijët të sigurt, por edhe të shëndetshëm mendërisht. Shpresoj të arrijmë t’i bëjmë të dyja.

Burimi: Guardian

Comments are closed.