
Policia malazeze ka përfunduar me sukses një super operacion me 24 të arrestuar, me tyre dhe shqiptarë, të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupi. Ata akuzohen si organizatorë dhe anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi, në vendet e rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë, një pushkë gjuetie, një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM. Operacioni i koduar “Kurth” është rezultat i një hetimi 10-mujor nga policia në bashkëpunim me prokurorinë si dhe me shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë.