Viktor Marku dhe Sebastiano Mali të cilët ishin si të dyshuarit kryesor për vrasjen e Hekuran Billës janë lënë të lirë.

Bëhet me dije se nga “arrest me burg”, ata janë lënë në “arrest shtëpie”.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor të 2020 në Komunën e Paristit. Viktor Marku dhe Sebastiano Mali dyshohet se e kanë ndjekur prej shumë kohësh Billën, ndërsa kanë mësuar se ai shoqërohej me Adiola Lakrën, të cilën kanë filluar ta ndjekin më vonë.

Ata kishin përdorur si “karrem” 26 vjeçaren. Policia zbuloi nga tabulatet telefonike se 26 vjeçarja ishte edhe telefonata e fundit e viktimës, i cili kishte shkuar për ta takuar, aty ku Adjola Lakra i kishte lënë vendin e takimit.

Por Hekuran Billa nuk e takoi dot kurrë të dashurën, pasi në afërsi të qendrës “Kristal” u ndesh me plumat të cilat e lanë të vdekur në vend.

Kujtojmë që gazetarja Klodian Lala pak ditë më parë u shpreh se vrasja e Hekuran Billës mund të mbiste pa autor, duke thënë se janë 11 zyrtarë policie dhe të SHISH që kanë kërkuar në sistemin e TIMS me emrin e Hekuran Billës.

Sipas saj ndonjë prej këtyre 11 personave mund të jetë i përfshirë dhe bashkëpunëtor me autorët e vrasjes, duke theksuar se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat duhet të nisë një hetim.

Comments are closed.