
Përpara se të mund të lehtësoja peshën e dhimbjes dhe pikëllimit,
më duhej të takoja pjesët e mia,
Pjesë që i kisha zhytur në shkretëtirën e harresës!
Pjesët që i kisha trajtuar me neglizhencë dhe frikë!
Këto pjesë të miat,
të lindura nga momentet e dhimbjes dhe traumës, ishin bërë monstruoze për mendjen time.
Kisha frikë t’i përshëndesja,
Kisha frikë t’i dëgjoja dhe t’i pranoja!
Frika, faji dhe turpi janë emocionet që më nxisin këto pjesë monstruoze!
Faj për veprimet, fjalët dhe ndjenjat e mia!
Faj pasi gjurmët e përjetimit të turpit kudo tek unë zbulojnë lavdinë e tyre të shëmtuar!…
E megjithatë vendosa që t’i thërras këto pjesë të miat, duke pritur që të mburreshin me neveri teksa më shikonin.
Unë i pashë dhe kuptova që pjesët e mia të thyera kishin nevojë për dashuri dhe kujdes!
Secili ka nevojë të dëgjohet dhe të mos neglizohet!
Të pranohet me dashuri! Unë ndjeva se ato pjesë të miat nuk duhet t’i largoja më!
Por vetëm t’i mbaja afër…fëmijën e lënduar… adoleshenten konfuze….vajzën e thyer… gruan e dilemave ….t’i mbaja në zemrën time!
I përqafova me butësi, derisa u bënë pjesë të miat duke më shëruar sërisht!
Pa fragmentim, pa copëzim, pa dhimbje… por duke ndjerë veten time të plotë!

Përkthyer dhe përshatur nga : TANA ALIAJ (Psikologe Klinike)