
1- Adele e shkruajti solon e saj “Hometown Glory” në vetëm 10 minuta. Kënga ishte shkruar kur këngëtarja ishte adoleshente, pasi mamaja e saj u mundua ta bindte që ajo të linte qytetin Tottenham (Londra Jugore), për universitetin. “E luajta per te si nje kenge në shenjë proteste dhe thashë që kjo është arsyeja pse unë po qendroj” -tha Adel
2- Adele ka fansa në pozicione të rendësishme (përshire këtu qeverinë e Anglisë). Në 2009, kryeministri i atëhershëm, Gordon Brown, i dërgoi Adeles një letër falenderimi duke vecuar aftësinë e saj që të mbante zemrat e qytetarëve të gëzuara.
3- Adel ka pranuar publikisht se ajo e urren te ecë në tapetin e kuq.
“Nuk ndihem e pasigurt,thjeshtë ndjej që nuk dua ta bej këtë gjë,ndjej një dhembje në stomak” -tha ajo njëherë. Por mund të surprizoheni që paniku i saj kalon në një gradë më të lartë kur ajo del në skenë. “Frika ime e skenes sa vjen e përkeqësohet” -tha ajo per NPR ne 2015, “Ose thjeshtë nuk po përmirësohet kështu që ndjej që po bëhet më keq sepse tani duhet te ishte bërë më mire”. Shqetësimi i saj ndikon dhe në stilin e saj të performancës. “ Nuk dua që të lë njerëz në baltë për shkak të frikrave të mia në skenë” – tha ajo. “Emocionohem shumë në skenë deri në pikën që nuk kam kurajo të improvizoj asgjë!”
4- Këngëtarja ka dy tatuazhe në duar, njëra që shkruan “Parajsa” dhe tjetra “Angelo”, emri i djalit të saj. “Sepse Angelo eshte parajsa ime,” -tha ajo për Rolling Stone. “Më nxjerrë në pah të gjitha gjërat që më pëlqejnë shumë tek vetja ime dhe eshte personi i vetëm që me thote jo. Ai më sundon plotësisht! Ai është shefi im dhe është shumë qesharake për njerëzit e tjerë të shikojnë sepse une jam shefi i gjithçkaje në jeten time të punës. “
5- Një herë Adele i tha James Corden se ajo ishte një tifoze e madhe e Spice Girls. “Ishte në fakt një gjë vërtetë e madhe” tha ajo. “Ishte një moment i madh në jetën time kur ata dolën. Ishte fuqia e vajzave dhe ishin këto pesë vajza të zakonshme që ia dolën mbanë! Dhe une thashe: “Edhe une do t’ja dal! “Une kam imituar Gerin,” -tha ajo. “Dhe kur ajo u largua nga grupi jam ndjerë me të vërtetë zemërthyer’
“VOGUE”, Përshtati : ERA LIKA