
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku disa shtetas afganë janë konfliktuar me thikë.
Bëhet me dije se janë zënë me thika dy afganë të strehuar në Shëngjin që janë konfliktuar me thika, si pasojë njëri ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në polici.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se janë tre grupe që kanë konflikte të vazhdueshme. Personat në fjalë kanë ndasi të theksuara sociale që i reflektojnë në dhunë ndërmjet tyre.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të të gjithë rrethanave të konflikteve.
Kujtojmë që afganët mbërritën në Shqipëri pak javë më parë, pasi talebanët morën kontrollin në Afganistan dhe trupat amerikane u tërhoqën pas 20 vitesh.