
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Parisit në Francë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama ka zbuluar se është ftuar për një drekë pune nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Pritet që ata të flasin mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajon.
“Pallati Élysée, Paris – I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë”,- shkruan Rama.