RAMËS I DUHET BASHA DHE META PËR TU DUKUR SI E KEQJA MË E VOGËL
Ama, në ditët e sotme në Shqipëri, dhe përtej saj, partitë politike e përfaqësojnë gjithnjë e më pak shoqërinë. Jo rastësisht, ligjërimi antipolitik ka kulmuar edhe në demokracitë më solide të botës. Po të shikojmë sondazhet e fundit, shumica e elektoratit nuk identifikohen as me PD-në dhe as me PS-në. Është një shqetësim i arsyeshëm. Një mandat i tretë për Ramën nënkupton shkatërrimin politik të opozitës PD-LSI. Nëse edhe sot opozita nuk arrin të kontrollojë dhe kufizojë pushtetin e Ramës, është e imagjinueshme se çfarë mund të ndodhë nesër.