Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shpalli  “NON-GRATA” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Balla ka shpërndarë një pjesë të postimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit në administratën e presidentit Biden, Anthony Blinken, ku nënvizohet se aktet e korruptuara të Berishës kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

“PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS  NDAJ SALI BERISHËS:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.  Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken”, shkruan Balla.

Comments are closed.