Restoranti i njohur “Mrizi i Zanave” ka bërë një gjest aspak të zakontë për ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ata kanë vendosur që shqiptarët e Kosovës që do të konsumonin një drekë, ose darkë gjatë ditës së sotme të mos paguanin fare.

“I nderuar mik, turizmi shqiptar në kta kohë të vështira, u mbajt gjallë dhe falë shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë, sot t’i s’ke me pagu.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Mrizi i Zanave”, shkruhet në faturën e restorantit, që kur iu është dhë klientëve nuk kishte asnjë çmim produkti, por vetëm këtë shënim fisnik.

Ky gjest është mirëpritur nga të gjithë qytetarët, të cilët kanë vlerësuar nismën e restorantit të njohur në Fishtë të Lezhës.

Comments are closed.