“Me nismë të “Nismëtarëve” siç e quajnë veten disa që kanë 30 vjet që hanë e pinë me politikën shqiptare, dhe që sot u mblodhën në Prishtinë në një kuvend që mban emrin “Kuvendi për Bashkim Kombëtar”.
Dashamir Uruci, përfaqesues i shoqërise civile 30 vjet në pushtet dhe Aristotel Petro, me një studio televizive që ja shet njëherë lSI njëherë PS ,dhe njëherë janutollatit grek e që stazhieret 16 vjecare i fut në studio për t’i gacmuar nga kofshet.
Sonte në një fjalim përshëndetës nga ana ime, ku unë që jam nismëtare è tre kuvendeve për Bashkim Kombëtar 2019-2021 (Tiranë-Prishtinë-Prekaz), nuk isha e ftuar të merrja pjesë, por hyra për të dëgjuar dhe dhënë mendimin tim sepse një mik mundi të më kalojë linkun, në orën 17.00 me Angline.
Hyra për të konfirmuar edhe njëherë sesa të pafytyre janë.
Kur më në fund mora fjalën për të folur, m’u mbyll mikrofoni PAS 1 MINUTI, sepse fjala ime nuk ju pelqeu. Nuk ju pelqeu sepse 3 kuvendet e organizuara nga “Lëvizja Atdhetare Krahet e Shqipes”, ata pa piken e turpit në atë mbledhje thanë se i kanë organizuar ata. Kur ata ndërkohë hynë vetëm për të përcarë në ato kuvende. Nuk ju pelqeu kur ju thashë se ju flisni për diasporën por s’mund të jeni ju të Tiranës drejtuesit e saj, pasi diaspora s’ka nevojë të drejtohet nga asnjë parti apo grup i krijuar nga partitë politike shqiptare, por është e zonja e vetes dhe di se si të punojë për komunitetin.
S’ju pëlqeu zotërinjve që ju përmenda Lidhjen Shqiptare në Botë si e para nismë për Bashkim Kombëtar pikerisht nga Diaspora, as nismat e tjera të ndërmarra në këmbë të rilindasve të vërtetë. S’ju pëlqeu sepse kopjojnë ide dhe dëshirojnè të derizojnë Atdhetarët e vërtetë, kërkojnë fonde nga diaspora mbi modelin e politikës shqiptare, në emër të shkollave shqipe që paskan mbetur pa drejtuar nga Dashamir Uruci dhe Aristotel Petro, apo të tjerë lëpirësa të pushtetit të Tiranës. Arrogantë të paskrupullt që kurre s’kanë për ta ditur se cfarë është fjala atdhetar, sepse kurrë s’janë ndjerë në shpirt te tillë.
Nuk ndërtohet kalaja mbi rërë, por mbi shkemb. Nuk ngrihet në themelet e atyre që kanë ecur për tu hequr si risi e për të marrë pozita por në vazhdimësi të rilindavsve tanë , të atyre që e nisën ,duke ju qene mirenjohës e jo duke ju vjedhur idetë per t’i bere pacavurre, e t’ju hedhesh hi syve te njerezve duke valevitur flamura ne fjalime boshe!
Po përpëliteni nën frymën e fundit të këtij pushteti antishqiptar!!!
Kaq, ky është mesazhi nga unë!” – shkruan Marsela Koçi në facebook.
Marsela Koçi njihet si: gazetare, publiciste, përkthyese, aktiviste e “Cështjes Kombëtare”. Përfaqësuese e “Levizjes Atdhetare Krahët e Shqipes”, “Ilirida” e një sërë organizatash kombëtare ne Londër.

Comments are closed.