Një mjet tip “Jeep” ka marrë flakë këtë pasdite te “Qafa e Koshovicës” në Fier.

Automjeti ka qenë duke ecur në momentin që është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Fillimisht dyshohet se flakët janë si pasojë e një defekti teknik, ndërsa zjarrfikësja shkoi në vendngjarje dhe megjithëse vonë, bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marë flakë në ecje automjeti tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments are closed.