Një shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar në disa zona të Tiranës është raportuar nga qytetarët e kryeqytetit pak minuta më parë.

Policia e Tiranës thotë se të gjitha shërbimet janë në terren por nuk kanë informacion për ndonjë ngjarje. Qytetarë të shumtë kanë nxituar të telefonojnë në Polici por as vetë këta të fundit nuk kanë informacion.

Në zona të ndryshme si “Rruga e Elbasanit”, Komuna e Parisit dhe te Spitalet ka raportime nga qytetarët se është dëgjuar një zhurmë e fuqishme krahasuar me shpërthimin e Gërdec-it por që ka zgjatur pak.

Comments are closed.