Nëse jeni duke kaluar një ndarje , shpeshhere ndodh që t’i bëni pyetje vetes suaj : “Si ta bëj që të më dojë serisht? Cilat janë gjërat që duhet të bëj ose cilat janë gjërat që duhet të shmang?”

Ndarja zakonisht shkakton shumë ankth, pasi ndjejmë humbjen e personit të zemrës, ndihemi të pashpresë, ndjejmë sikur ai/ajo s’do të na dojë më kurrë sërisht. Që këtu fillon gabimi juaj! Mendimet dhe pyetjet e tilla, e ngrenë më shumë në piedestal ate person dhe ia rrisin më shume vetbesimin.

Hapat që duhet të ndiqni per te bere dike të ju dojë sërisht :

  1. TE DUASH VETEN dhe të largosh nga mendimet e tua idenë se ti je i/e mirë vetëm nese ke partnerin tend përkrahë! (ky mendim nuk është aspak i vërtetë). Ti je e mirë sepse ti je e tillë, ti ndihesh e plotësuar sepse ti je e plotësuar! Identiteti, vlera dhe lumturia jote nuk varen nga partneri yt. Ti je TI dhe këtë gjë nuk mund ta ndryshoje asgjë. Fokusoje energjinë te vetja jote dhe mos mendo se ç’ka eshte ai/ajo duke bërë në këto momente.

FIKSOJE : Ne jemi të predispozuar të duam ata që duan veten e tyre, ndaj fillo të duash veten që të të duan edhe të tjerët!

 

2. DEDIKOI KOHE VETES DHE PAMJES TENDE.

3. Në përgjithësi ne duam dicka kur nuk mund ta kemi. Eshtë tipike në fakt sepse kur ne e kemi diçka të sigurtë, ndjejme sikur e humbasim interesin.. Pra kjo të çon në përfundimin se hapi i tretë është JO KONTAKTI!!

JO KONTAKTIN merreni si një kohë pushimi nga partneri nga partneri juaj, për t’u fokusuar në rritjen tuaj personale. I jepni atij/asaj një pushim, jepini marrëdhënies suaj një pushim.

Mbi të gjitha mos kontakti tregon se ju nuk jeni gjithmonë të gatshëm, dhe nëse ju tregoheni të gatshëm ata e dinë se ju kanë sërisht, fare lehtë madje.

Lëreni atë të mendojë se si mund të të rifitojë, ta ndjejë ai/ajo vet ndjesinë e humbjes! 

 

4. QENDRONI LARG RRJETEVE SOCIALE, bëhuni të padukshëm, i humbisni gjurmët për disa kohë në mënyrë që t’i intrigoni sa më shumë. Jetojeni jetën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

5. MENDONI CFARE E TERHOQI ATE ME TY HEREN E PARE. Uluni qetësisht dhe mendoni si keni qën ju kur e keni njohur atë për herë të parë. A ishit me vetbesim? A ishit ambiciozë? A ndiheshit të plotësuar me veten tuaj? Cfarë ishit ju?

I shkruani këto gjëra diku dhe më pas analizoni me veten tuaj a vazhdoni t’i keni ende këto cilësi? A vazhdoni të jeni po i njëjti person? Cfarë ka ndryshuar tek ju? A ju pëlqen vetja me këtë ndryshim? Cfarë ndryshimesh solli marrëdhënia juaj tek ju dhe a ju pëlqen kjo gjë?

Përshtati: E.Velçani

Comments are closed.