
Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Një djalë ka tentuar të futet me forcë në ambientet e brendshme të një dyqani në zonën e “Komunës së Parisit”, ku paraprakisht dyshohet se ndodhej e dashura e tij.
Pas një telefonate, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndaluar hyrjen e tij në dyqan dhe më pas e kanë prangosur të riun, duke e shoqëruar në komisiariat për të dhënë sqarimet e nevojshme rreth ngjarjes.
Vajza, e cila mendohet të ketë njoftuar policinë është marrë në pyetje në komisiariat, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.