Aktorja e njohur, Arjola Demiri është një ndër kandidatet për deputete në zgjedhjet e 25 prillit krah Partisë Socialiste.

E ftuar në Abc, aktorja ka rreshtuar një për një të gjitha arsyet pse njerëzit duhet të votojnë Partinë Socialiste dhe vetë atë.

Sipas Demirit nëse ajo do të jetë në pushtet njerëzit do të bëjnë vetëm qejf dhe se çdo grua do të marrë 100 mijë euro për një lindje.

“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, e ju mund të ngelni shtatzënë. Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro.

Ori dëgjo këtu, po i bëre 3 fëmije do i kesh 300 mijë euro. E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmë në Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni seks, qejf dhe lindje”- thotë Arjola duke qeshur dhe sigurisht kjo ngelet vetëm një batutë nga ato që vetëm aktorja di të bëjë.

.

Comments are closed.