Kembengulja dhe besimi i ambasadores SHBA ne Shqiperi ndaj organizmave te reja te drejtesise duket se po jep frutet e veta. SPAK ka bërë një goditje të fortë ditën e sotme në Gjykatën e Krujës ku ka shoqëruar dhjetëra persona mes tyre gjyqtaren Enkelejda Hoxha, kryesekretarja Ela Mallkuçi si dhe avokati Tabaku. Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Comments are closed.