Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, “kërcënon” kreun e PD Lulzim Basha se së shpejti do të nxjerrë me data shmangiet e tij nga drejtësia. Balla tha se kreu i PD, sa herë thirrej në gjykatë, udhëtonte jashtë vendit.

Numri dy i PS i krahasoi shmangien e Bashës nga drejtësia, njëlloj si të personave në kërkim.

“Kishte seancën në orën 7 po themi, në orën 4 merrte avionin, Alitalian, dhe ikte. Unë do t’i nxjerr një ditë, dhe t’ju them shqiptarëve që këta persona i kanë shpëtuar drejtësisë. Merrte avionin dhe ikte në Bruksel sapo Gjykata e thërriste. Kur nuk kishte fluturime, merrte raport te mjeku.

 

Këta njërëz i kanë ikur drejtësisë, nuk kanë asnjë dallim nga ata që kërkohen nga policia.

Pas atyre përbetimeve të Ilir Metës, që fshihet edhe Lulzim Basha se nuk ka guxim të dalë dhe të flasë. Se do i kapi prej veshësh ata amerikanët. Nuk e kisha menduar që Ilir Meta do e mbyllte karrierën kështu”, tha Balla nga Elbasani.

Comments are closed.