
Një aksident me pasojë vdekje është shënuar ditën e sotme në Zamsh të Gramshit. Mësohet se 65-vjeçari Safet Koxhaj ka humbur jetën, ndërsa ka qenë duke drejtuar një mjet bujqësor.
Në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra. Plagët e marra nga rrëzimi kanë qenë fatale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.