
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur ditën e sotme urdhrin për pezullimin nga detyra të dy specialist-psikologëve në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Mësohet se janë pezulluar Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, ndërkohë që ka filluar edhe hetimi administrativ për të dy.
Njoftimi i Ministrisë:
Me urdhër të ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja u pezulluan nga detyra:
Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Ministri z.Manja e firmosi urdhërin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre.
Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.