
Amerikani Najebul Hasan rreth 60 vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në apartamentin e tij në Tushemisht të Pogradecit.
Në vazot e luleve në apartamentin e tij Nejebulit i është gjetur lëndë narkotike hashash. Sipas burimeve ai e kultivonte për konsum shëndetësor për sëmundjen që kishte.
Ai kishte 5 vjet që jetonte në Pogradec dhe kishte ardhur me këshillën e mjekve se i bënte mirë klima. Report Tv mëson se ai ka pësuar paralizë 2 herë, më herët.
Aktualisht është transportuar në morgun e Pogradecit ndërsa do të transportohet për në Tiranë për t’i bërë autopsinë. Në tru[in e tij nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore.