Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka thënë se është informuar për propozimet e PD për vettingun e politikanëve dhe reformën territoriale, por nuk janë njohur ende me to zyrtarisht.

Sipas tij, kjo është demokraci, duke iu referuar rikthimit të opozitës në Kuvend me nismat e veta.

“Ne se kemi patur mundësinë ta shohim propozimit, e dimë që është dorëzuar nga PD. Kjo është demokracia, opozita është kthyer në parlament ku dhe sjell iniciativat e veta të cilat do të diskutohen.

Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar edhe kur PD ishte jashtë parlament dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryhsojë. Ne do të punojmë si gjithmonë më të gjitha forcat politike”, është shprehur nga Korça ambasadori Soreca.

Comments are closed.