
Zbardhet relacioni i draftit të Partisë Socialiste për zgjatjen e mandatit të Vettingut me dy vite.
Në relacionin nga një grup deputetësh socialistë thuhet se për shkak të pandemisë dhe mungesës së laptopëve është vonuar procesi i vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
Në relacion arsyetohet se pandemia e ka vonuar procesin pasi është ndaluar dhe ngadalësuar puna. Një tjetër vështirësi ka qenë mospërgjigjja në kohë e institucioneve shtetërore e kërkesave të Komisionit te Pavaruar te Kualifikimit për arsye të ndryshme gjatë pandemisë.
Sipas deputetëve socialistëve, anëtarëve të Këshillave dhe SPAK-ut u mungon përvoja përkatëse në procesin e rivlerësimit dhe do duhet të familjarizohen me këtë proces për konsolidimin e procedurave të hetimit administrativ dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Në këto kushte, ekziston dhe rreziku i krijimit të mospërputhjeve, pra standarde të ndryshme për vlerësime të ndryshme thuhet ne draft.