
Sot do të zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2021, që është ai i matematikës.
Janë rreth 34 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit për provimin e matematikës. Si edhe vitet e tjera provimi do të nisë në orën orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Maturantët do t’i nënshtrohen provimit duke repektuar masat anti-Covid. Ndërsa maturantët që janë të prekur nga Covid-19, do të kenë mundësi që provimin ta japin në vjeshtë.
Më datë 15 qershor do të zhvillohet edhe provimi i fundit për maturatët që do të jetë ai i Lëndës me Zgjedhje.